Activities

 

 

ROTARY CLUB PRISHTINA NDIHMON SOS FSHATIN E FEMIJËVE

 

Ne kuadër të aktiviteteve të veta e duke ju bashkangjitur javës për ndihmë SOS fshatit të fëmijëve , në një ceremoni të rastit , RC Prishtina dorëzoj një ndihmë me vlerë afro 4 mije euro në holla të gatshme dhe ndihma,për nevojat e fëmijëve të këtij fshati.

 

Rotarianët e Prishtinës e furnizuan fshatin me ndihma në barna,vitamina, preparate higjienike dhe kozmetike, lëngje,gjëra të ndryshme ushqimore sipas nevojave të fshatit dhe poashtu dorëzuan një qek prej 1100 euro para të gatshme.Në ndërkohë u zotuan edhe të furnizojnë fshatin me rreth 50 komplete të qarqafëve dhe batanijeve për të gjithë banorët e këtij fshati unik në Kosovë. Këto mjete dhe ndihmat ishin mbledhur nga vet anëtarët e këtij klubi,brenda javës që shkoj,ndërsa drejtoreshes kombëtare te SOS, Nezi Salihu ,donacionin e dorëzoj Erolld Belegu ,president i RC Prishtina.

 

Për RC Prishtina ky ishte projekti i tretë këtë vit,pas instalacionit “Dielli” që u vendos para Pallatit të Rinisë dhe ndihmës së paradokohëshme Klinikës Pediatrike të QKUK-së. Për të gjitha këto aktivitete, gjatë vizitës së paradokohshme të Presidentit të Rotari Ndërkombëtare Ray Klinginsmith, ky klub u shpall klubi më i mirë rotarian në distriktin 2481(që përbëhet nga qindra klube prej Kosovës, Malit të Zi, Sërbisë,Maqedonisë dhe Greqisë Veriore). Ishte kjo hera e parë që një klub nga Kosova merrë një nderim të tillë.

 

 

 

 

 

 

RC PRISHTINA I DHUROI KLINIKES PEDIATRIKE TE PRISHTINES 

NJE DONACION PER KOMPLETIMIN E 170 SHTRETERVE

Prishtinë, 11prill 2011

 

Rotary Club Prishtina, te henen, ne Kliniken Pediatrike ne Prishtine, dhuroi çarçafë, jastakë, mbulesa dhe jorganë për 170 shtreter si dhe makina larese te rrobave per tri kate te kesaj klinike.

 

Mjetet per kete donacion jane mbledhur nga disa aktivitete te ketij klubi dhe te anetareve te tij, por nje ndihmese te madhe ka dhene edhe kompania “Play for win” dhe komuniteti i artisteve te cilet dhuruan 40% te shitjes se pikturave nga nje anekend te organizuar ne Gala mbremjen Viti i ri Artistik.

 

Erolld Belegu, kryetar i RC Prishtina per vitin 2010-2011 tha: “pas projektit “Dielli” qe Rotary Club Prishtina e permbylli muajin e kaluar, ky eshte edhe nje aktivitet tjeter I rendesishem  vazhden e aktivitetetve tona gjate ketij viti. Ne jemi mendu qe sado pak te zbusim gjendejn e veshtire ne te cilen gjendet kjo klinike dhe besoj se femijet qe tani e tutje do te shtrihen ne kete klinike, do te kene nje rahati me te mire se me pare.”

 

Drejtori i Klinikes Pediatrike, e falenderoi RC Prishtinen me rastin e pranimit te ketij donacioni dhe I siguroi ata qe  vendimi per te ndihmuar kete klinike eshte shume i mire.

 

“Klinika Pediatrike eshte duke investu ne permiresimin e kushteve per femijet qe do te shtrihen ketu, dhe kjo ndihme e Rotary Club Prishtines eshte mese e mireseardhun, sepse deri me tani eshte dashur qe prinderit t’i sjellin ato nga shtepite”, tha ai.

 

Rotary Club Prishtina për vitin 2011 i ka shpallur tri priorite në aktivtetin e planifikuar të cilat  kan të bejnë me Kulturë dhe Art, Shendetësi dhe Ambient.

 

 

 

 

 

Activities of RC Prishtina


Rotary Club Prishtina, since the beginning was very active and has realized several very important projects to date.


Immediately after it was formed, jointly with American Rotary Clubs, RC Prishtina has given a donation of 50,000 Dollars for the Pediatric Clinic in Prishtina and also has donated university books to the University of Prishtina in a value of 1 million dollars.


Jointly with Kosovar Fund for solidarity (Fondacioni Kosovar i Solidaritetit), RC Prishtina has contributed in building of the Youth Center in Krushe e Madhe which has cost 150,000 euro.


For 2011, RC Prishtina has decided about its priority activities and they are in the field of Art and Culture, Health and Environment.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Language

en sq

Login

Lost password?
 
powered by Trokit.com :: agency creative
by: Trokit